Rikthimi i Spurs, Postecoglu: Son i shkëlqyer, Richarlison fantastik

0
156

Tottenham fitoi 4-1 përballë Newcastle, duke kaluar momentin e vështirë në kampionët, teksa në pesë ndeshjet paraardhëse kishte mbledhur vetëm një pikë!

Trajneri Ange Postecoglu vlerësoi performancën e djemve të tij, sidomos të dy sulmuesve Son dhe Richarlison. Kapiteni korena shënoi dhe dhuroi dy asiste, ndërkohë që braziliani realizoi dygolësh.

Jam i kënaqur për shumë aspekte të lojës, skuadra zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Newcastle. 

Son ishte i shkëlqyer në pjesën e parë, i mrekullueshëm, por edhe të tjerët ishin gati dhe u treguan vendimtarë.

Mund të shënonim edhe gola të tjerë, ishte një nga performancat më të mira deri tani nga skuadra ime.

Perfekt ishte edhe rikthimi i Richarlison te golat, një tjetër futbollist i rëndësishëm, i cili bën diferencën“, u shpreh trajneri i Spurs.

Skuadra londineze renditet e pesta me 30 pikë, duke qenë 7 pikë larg Liverpoolit kryesues./SS

Leave a Reply