“Reali ka 9 ditë pushim”, ankohet Guardiola, reagon Ancelotti

0
199

Real Madrid-Manchester City është çifti më i fortë në çerekfinalet e Champions League. Trajneri i kampionëve në fuqi, Pep Guardiola u ankua për kalendarin e ngjeshur të Citizens, ndryshe nga sa ndodh me “Los Blancos”.

Ne do të luajmë sot (e diel) me Arsenalin, të mërkurën me Aston Villën dhe të shtunën me Crystal Palace… Dhe pas këtyre tri ndeshjeve, përballemi me Realin në Madrid.

Nga ana tjetër ata do të luajnë ndaj Athletic Bilbaos dhe më pas do të kenë 9 ditë pushim… Për t’u përgatitur për sfidën ndaj nesh. Ky është një komoditet i madh, që ndikon jo pak në të tilla nivele”, u ankua spanjolli.

Rreth kësaj çështjeje foli edhe Carlo Ancelotti. Trajneri i Realit u tregua i sinqertë pas fitores 2-0 ndaj Athletic Bilbaos, ku ndër të tjera tha:

Ky është futbolli. Jam i lumtur që do të kem 9 ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen me Cityn. Po, e pranoj që ne kemi një avantazh të vogël…

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk do të ketë ndikim të madh në ndeshje. Kohë kemi për të qenë gati ndaj Cityt dhe do të bëjmë më të mirën tonë”, theksoi tekniku emilian.

Çerekfinalja e parë do të luhet në datën 9 prill në “Santiago Bernabeu”, ajo e kthimit tetë ditë më vonë në “Etihad”. Skuadra që kualifikohet do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e Bayern Munich-Arsenal./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here