Rastet shëndetësore kur mund të rrezikoheni nga tromboza

0
141

Bllokimi i enëve të gjakut nga mpiksja e tij mund të bëhet shkak për atakun në zemër dhe isheminë.

Sipas ekspertëve, tromboza dhe mpiksja e gjakut shkaktohet nga një sërë faktorësh përfshirë: medikamentet, terapitë hormonale, duhanpirja dhe pesha.

Megjithatë në shumë raste, tromboza shkaktohet edhe nga probleme më të thella shëndetësore.

Ateroskleroza

Ateroskleroza ka të bëjë me depozitat e mëdha të pllakëzave yndyrore në enët e gjakut si pasojë e kolesterolit të keq.

Ajo mund të shkaktojë trombozë dhe dëme të mëdha në zemër.

Fibrilacioni Atrial

Në këtë rast kemi të bëjmë me aritminë e zemrës e cila pengon qarkullimin e gjakut.

Në rastin e fibrilacionit atrial, gjaku grumbullohet në zemër dhe mpikset.

Diabeti

Diabeti shkakton ndryshime në gjak duke e bërë atë më të brishtë ndaj mpiksjes.

Ekspertët thonë se 80 përqind e njerëzve që vuajnë nga diabeti janë të rrezikuar nga vdekja si pasojë e mpiksjes së gjakut, shkruan Agroweb.

Mungesa e lëvizjes

Qëndrimi ulur ose shtrirë për periudha të gjata kohore mund të shkaktojë grumbullimin e gjakut në këmbë duke shkaktuar trombozë të venave të thella.

Në rastin më të keq, ajo mund të shkaktojë embolizëm pulmonar në mushkëri.

Ndërhyrjet kirurgjikale

Tromboza mund të formohet para apo pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Rreziku është më i lartë nëse kemi të bëjmë me një ndërhyrje që kërkon riparimin e enëve të gjakut apo bajpas.

Shtatzënia

Shtatzënia shoqërohet me një rrezik në rritje për formimin e trombozës në organizmin e gruas.

Mitra e saj mund të shtypë enët e gjakut duke ngadalësuar qarkullimin e tij.

Leave a Reply