Rast i rëndë: U godit nga vetura në parkingun e një pompe, zbardhen detaje të reja për vdekjen e Arlind Gashit

0
905

Një rast i rëndë e ka goditur familjen Gashi nga fshati Atmaxh në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Djali i tyre, Arlind Gashi, ka ndërruar jetë duke i lënë familjarët me dhimbje të madh. Për rastin  e rëndë kanë njoftuar dje familja dhe miqtë e të ndjerit.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, Gashi ka vdekur katër ditë pasi është goditur nga një veturë tek parkingu i Shellit në Sllatinë.

I ndjeri ishte shofer i kompanisë së autobusëve të familjes së tij, dhe goditjen e rëndë e kishte marrë derisa ishte jashtë tij duke pushuar.

Bashkë me të janë goditur edhe dy persona të tjerë, por me lëndime të lehta.

Ndërkohë, Gashi, siç ka mësuar Gazeta Sinjali, është trajtuar fillimisht në Mjekim Intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe më pas është transferuar në një spital në Turqi.

Atje edhe ka ndërruar jetë.

Shoferi i dyshuar pas vendimit të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ende nuk dihet nëse i është caktuar ndonjë masë tjetër.

Leave a Reply