Ramadan Krasniqi mbështet kandidaturën e Hamdi Komonit – Lokit për deputet nga AAK-ja

0
28

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Hamdi Komoni – Loki, ka marrë mbështetje publike nga këngëtari i njohur pejan, Ramadan Krasniqi – Dani.

Komoni shprehu mirënjohjen e tij për këtë mbështetje, duke e cilësuar atë si një motiv shtesë për angazhimin e tij politik.

“Mbështetja dhe besimi ndaj meje bëhen më domethënëse kur vijnë nga një artist i madh si Ramadan Krasniqi – Dani. Barra mbi supet e mia bëhet edhe më e madhe kur njerëz me vlera artistike si ai më mbështesin në këtë rrugëtim të ri,” deklaroi Komoni.

Ky bashkëpunim simbolik ndërmjet artit dhe politikës është një shembull i përkushtimit për të sjellë energji të reja dhe për të promovuar figura të cilat përfaqësojnë vlera të rëndësishme kombëtare.

Postimi i plotë i Komonit:

Mbështetja e besimi ndaj meje bëhet më domethënëse, kur ajo vjen nga këngëtari i madh nga Peja, Ramadan Krasniqi- Dani.

Barra mbi supet e mia bëhet edhe më e madhe, kur njerëz me vlera artistike si Dani më mbështesin në rrugëtimin tim të ri!

Dani, faleminderit për mbështetjen e parezervë!

#hamdikomoni51 #loki51 #AAK #AAK137 #RamushHaradinaj1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here