Rama: Raporti i Progresit 2024, më pozitivi i të gjithë këtyre viteve, bazohet në fakte dhe jo perceptime

0
67

Kryeministri Edi Rama mori sot Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin Gonzato, kryeministri Rama tha se “është një ritual çdo tetor, ne marrim rezultatet e provimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportit të progresit të Bashkimit Europian”.

“Ky tetor është i posaçëm, sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-së për çeljen e negociatave për grupin e parë të 8 kapitujve dhe kritereve, “Themeloret”. Konferenca, siç e dini, afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE-së të përparimit të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve për këtë fazë të negociatave për anëtarësimin në BE dhe gjithë sa është thënë dhe është bërë nënvizohet në raportin e sapodalë nga Komisomi Europian”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se raporti i Progresit 2024 është më pozitivi i të gjithë këtyre viteve.

“Më vjen shumë mirë që sot ne marrim një raport shumë pozitiv, më pozitivin e të gjithë këtyre viteve dhe natyrisht i tillë, sepse e tillë është ecuria edhe e vendit dhe Konferenca e Dytë Ndërqeveritare afirmoi aktualisht njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE të përparimit të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve në këtë fazë të negociatave për anëtarësim”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama vuri në dukje se “raporti është më real dhe më i balancuar, dhe siç njeh të gjitha përpjekjet dhe progresin e bërë, shenjon me përpikëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej si dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi për të përmbushur kushtet e anëtarësimit dhe në paraqitjen e përmbledhur të ambasadorit ishte shumë e qartë se cilat janë adresimet që duhen bërë në këtë fazë të re të procesit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here