Rama për takimin në Shkup: Është hap i madh për t’u afruar me BE-në

0
140

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë takim e ka cilësuar si hap të madh për t’u afruar me BE-në.

“Është një mundësi që nuk duhet ta humbim. Është një takim i rëndësishëm këtu sot. Një hap i madh për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian. Konsideroj që është një mundësi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të diskutojmë së bashku”, ka thënë Rama.

Nikoqir i konferencës do të jetë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Leave a Reply