Janë 23 pika të ndryshme temë diskutimi në mbledhjen e Qeverisë.
Në kuadër të këtyre pikave të rendit të ditës pritet të diskutohet edhe lidhur me situatën e krijuar në kuadër të çmimeve të larta të derivateve.
“Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërsëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT)”,thuhet në kuadër të pikave të rendit të ditës.
Zyrtarët e qeverisë ishin deklaruar kundër heqjes së akcizës për naftën, duke premtuar se do të marrin masa tjera që cakton tavanin e fitimit.
Të martën në Kosovë çmimi për litër naftë ka shkuar deri në 2 euro për litër.