“Qeni i biri i filanit”

0
573

Sot gjatë pasdites në Shatërvan të Prizrenit, isha duke drekuar me kolegun tim Isuf Krasniqin, kur papritur një zë erdhi nga mbrapa nesh, ai zë femërot thoshte: – “hë zëmër, po ikën dhe po e len babin vetëm ë?”

Kur kthehem për ta parë se kush na ishte ai fëmijë që e kishte lënë babin e tij vetëm, shoh që zonja në fjalë po i thoshte qenit këto fjalë, duke iu referuar të shoqit si babai i qenit.

Kjo situatë më bëri të mendoj dhe më habiti tepër se deri ku ka arritur qenia njerëzore në marrëdhëniet me kafshët sa t’i konsiderojë të të njejtit lloj, ndërkohë që ne jemi dhe duhet të jemi botë të ndryshme, kufinjtë e të cilave nuk duhen thyer e as përzier.

Qeni nuk mund të jetë e as të trajtohet si i biri i njeriut ashtu siç nuk është logjike as e kundërta. Nuk arrij t’i kuptoj këta lloj njerëzish që kanë sjellje të tilla dhe për më tepër e kanë për krenari t’i shfaqin në publik.

Dashuria ndaj kafshëve mund të shprehet në shumë mënyra, edhe kujdesi ndaj tyre po ashtu, pa i dëmtuar, pa i nxjerrë nga habitati i tyre, pa i dhunuar, pa i shfrytëzuar, por ama edhe pa e ekzagjeruar dashurinë ndaj tyre, pa i shndërruar në anëtar familjeje apo partnerë.

Lërini kafshët në botën e tyre sepse aty janë më të lumtura më besoni.

Shkruan: Batjar HALILI, psikolog

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply