Punonjësi i QMF-1 në Prizren, Pranver Asllani pretendon se i është bërë e padrejtë në vendin e punës

0
3026

Pranver Asllani, i punësuar si punëtor higjienik në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1 në Prizren, e me profesion si infermier përmes një reagimi për media ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me ndërrimin e vendit të punës.

Reagimi i tij ka rrjedhur si pasojë e një vendimi që është ndërmarrë pikërisht nga ky institucion ku theksohet që i punësuari, Pranver Asllani, nga QKMF-ja, sistemohet në vendin e punës në QMF në fshatin Romajë, në AMF të fshatit Lubizhdë të Hasit dhe në fshatin Kushnin.

Sipas vendimit nga QKMF, ky vendim ka hyrë në fuqi që nga data 22.4.2024 dhe theksohet që është vendim bazuar në kontratën dhe përgatitjen e tij profesionale.

Në anën tjetër, Pranver Asllani, pretendon se ky vendim nuk përkon me ligjin duke theksuar që në vendin e punës në të cilin ka punuar dhe kontribuar afër 9 vite i është bërë presion derisa tashmë është marr një vendim i tillë për ndërrimin e vendit të tij të punës.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Unë quhem Pranver Asllani dhe më është bërë një padrejtësi në raport me mua si punëtor i QKMF-së në Prizren dhe një shkelje ligjore duke më bërë presione në vendin e punës ku unë punoj afër 9 vite në këtë institucion andaj kërkoj nga ju që të më përrahëni me sinqeritetin tuaj që ju besoj në drejtësin time në raport me këtë vendim të lëshuar nga Zv. Drejtori në QKMF në Prizren i cili nuk ta të drejt ligjore të më lëshoj njëherë vendimin për këtë gjë po ju informoj sepse kopentencat ligjore i ka zyrja personelit dhe kryetari i komunës i nënshkruan vendimet me ligjin e ri të udhëzimit administrativ, edhe përse jam me pozit ti punëtor higjienik dhe me profescion Bsc Infermier në nivelin Bachelor i shkencave mjekësore por e bëjë këtë punë me nderë dhe përkushtim duke i dhënë kontribut këti institucioni dhe këti shteti që e dua shumë me të vërtet kam nevoj për përkrahjen tuaj sepse ky vendim leje që është i lëshuar i jashtë ligjëshëm por edhe tendencioz nga kryeshefja e Infermierisë që udhëheqë këtë diktasterë të shëndetësisë, unë besoj se jeni njëherë përkrahje e drejtësisë pastaj edhe e realitetit tim duke dashur të mos i lejojmë që të udhëheqin këto persona që mendojnë se janë mbi ligjin dhe se që kan pretendime për të mbajtur pozitën menaxheriale me shkelje të ligjit. Po nëse do ti pyesni shumë kolegë të mij dhe Infermierë në këtë institucion konfidencial do të largohet nga pozita dhe autoriteti që e mbanë zonja në fjalë andaj jam i gatshëm të ju jap informata zyrtare e cila kjo ka bërë shkelje ligjore në raport me mua për këtë vendim dhe për presionët që mi ka bërë dhe është duke mi bërë vazhdimisht.

Numri im Personal nuk po më punon por do të jem në rrihete sociale facebook por edhe në viber whasap +38348522678. Un jam me drejtësi kam lindur me drejtési do té vdes për drejtësi sepse ky vend kërkon drejtësi andaj drejtësia jam unë dhe se jam i gatshëm të dal para qytetarëve para kolegëve që janë në ankthë prej zonjës në fjalë duke menduar se ajo është superiore dhe se mendon se është shtëpi private ka harruar de aty është Qendër e Mjekësisë Familjare. Edhe njëheré unë besoj se do të dalim jo por 100% do të triumfojë drejtësia. Do të jem në bashkëpunim me ju si media dhe do të dalim me faqebardhësi, ju faleminderit për përkrahjen dhe respektin që kam ndaj mediave të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply