Pulsi publik i UNDP-së: Vetëvendosje bie në 28.96%, PDK shënon rënie mbi 6 për qind, e LDK rritje mbi 1 për qind

0
356

Një anketë e realizuar në nëntorin e vitit të kaluar (2022) nga UNDP tregon se si janë përgjigjur qytetarët e Kosovës në pyetjen se cilën parti politike do ta votonin në rast të zgjedhjeve qendrore në vend.

28.96% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje në rast të zgjedhjeve qendrore në vend. Por, kjo përqindje tregon rënie të LVV-së në krahasim me muajin maj të vitit 2022. Pasi që në maj të 2022, 33.21% e të anketuarve ishin përgjigjur se do të votonin LVV-në rast se do të mbaheshin zgjedhjet qendrore. Pra ka një rënie rreth 4.25%.

Në nëntor të 2022, 13.96% e të anketuarve ishin përgjigjur se do të votonin Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo parti ka shënuar ngritje rreth 1% krahasuar me majin e vitit 2022 ku 12.61% e të anketuarve ishin përgjigjur se do të votonin për LDK-në në rast se vendi shkon në zgjedhje.

Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar rënie 6.46% krahasuar muajt maj dhe nëntor të vitit 2022.

Në maj të vitit 2022, 19.80% e të anketuarve nga UNDP ishin përgjigjur se do të votonin për PDK-në në rast se mbahen zgjedhjet në vend ndërsa në nëntor të vitit 2022, 13.34%./Kallxo

Leave a Reply