Publikohet pjesa e parë e “Thuaje”: Luana flet hapur për vështirësitë e jetës dhe historitë personale

0
313

E kuruar deri në çdo detaj gjithmonë, e buzëqeshur dhe shumë e hareshme, femër e fortë që ia del çdo gjëje me sukses, kështu është Luana Vjollca në sytë e publikut të saj të shumtë që e përcjellin tash e sa vite në çdo hap të ngritjes së saj profesionale.

Por prapa këtij rrezatimi ekziston edhe një botë tjetër, një botë që publiku nuk e sheh, ajo është JETA, jeta e vërtetë e një vajze që përjetoi shumë çka për të qenë këtu ku është sot.

E këtë anë tjetër të medaljes, ndjesinë e saj personale Luana ka vendosur ta ndajë me publikun në mënyrën më unike dhe artistike të mundshme.

‘’Thuaje’’ është zëri i brendshëm i yllit shqiptar që përmes historive të saj personale ka vendosur të depërtojë në zemrën e të gjithë atyre që kanë diçka për të thënë, për t’u dhënë forcë e kurajë.

5 historitë e saj, që do të vijnë përmes këngëve, nuk janë histori të bukura por janë ato që Luanën e kanë bërë kjo që është sot.

E këtë zë të brendshëm kush do ta përkthente në këngë më mirë se Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, dy bashkëpunëtor dhe miq të vjetër të saj.

Me këto histori dhe anën tjetër të ‘’vajzës që shkëlqen’’ ne do të njihemi javë pas jave me mesazhin dhe qëllimin që do të depërtojnë thellë tek të gjithë që kanë shumëçka për të thënë por kanë frikë ta thonë.

Leave a Reply