Publikohet lista e tre lojtarëve të nominuar për më të mirin e botës nga FIFA për 2023

0
191

FIFA ka bërë të ditur listën e ngushtë të tre lojtarëve të nominuar për çmimin “FIFA The Best”, si më të mirin e vitit 2023.

Në treshe ndodhen, Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Kujtojmë që Erling Haaland mori çmimin e lojtarit më të mirë nga UEFA këtë vit, kurse Lionel Messi rrëmbeu Topin e Artë nga “France Football” i cili ishte i 8-ti në karrierën e tij.

Ndryshe, FIFA ditën e djeshme bëri të ditur edhe treshen e trajnerëve të nominuar për më të mirin e vitit 2023.

Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalleti janë emrat e tre të nominuarve.

Leave a Reply