PSG e dëshiron me çdo kusht çëndrimin e Mbappes, i bën propozim të ‘çmendur’

0
202

Kylian Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe disa herë ka thënë se nuk do ta vazhdoj kontratën.

Por skuadra parisiene si duket nuk e ka në plan të heq dorë nga shërbimet e yllit francez.

Sipas mediave franceze, skuadra e PSG-së i ka bërë një propozim të çmendur Kylian Mbappes.

Raportohet se drjetuesit e klubit i kanë ofruar një kontratë të re katër vjeçare, ku Mbappe do të përfitonte 400 mln euro në total.

Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi po mundohet ta bind 25-vjeçarin që të vazhdoj kontratën.

Mbappe ka kohë që është objektivi kryesor i Real Madridit, të cilët shpresojnë të nënshkruajn me të gjatë verës kur i skadon kontrata me PSG.

Për francezin interesim ka shfaqur edhe skuadra e Liverpulit.

Leave a Reply