Në një botë ku komunikimi online është i pandalshëm, shumë të rinj ndihen më të vetmuar se kurrë. Rrjetet sociale, që duhet t’i afronin njerëzit, shpesh po i largojnë më shumë.
Presioni për të qenë “perfekt”, mungesa e bisedave të sinqerta dhe varësia nga “likes” dhe “seen” po krijojnë një boshllëk emocional. Në vend të lidhjeve reale, kemi ndjekës virtualë dhe story 24-orëshe që fshehin realitetin.
“Kam mijëra ndjekës, por ndonjëherë askënd që të më dëgjojë,” – kjo frazë përfaqëson ndjesinë e një brezi që po përjeton vetmi të heshtur.
Psikologët thonë se vetmia nuk është mungesë njerëzish, por mungesë lidhjeje të thellë. Dhe kjo po ndikon seriozisht në shëndetin mendor të të rinjve.
Ndoshta është koha të rikthejmë lidhjet e vërteta – të mësojmë të dëgjojmë dhe të flasim për ndjenjat tona, për të mos e përjetuar vetminë në heshtje./04 Online