Evandro Joao da Silva ishte koordinator dhe udhëheqës i Grupit Kulturor AfroReggae, që sillte muzikën, artin dhe kulturën në favelat e Rio de Janeiros, ose thënë ndryshe në zonat e varfra të metropolit brazilian.
Qëllimi i këtij grupi ishte që t’i aqdresojë pabarazitë në këtë qytet dhe për t’i luftuar paragjykimet përmes muzikës, artit dhe kulturës, shkruan Classic.
Në tetor të 2009-tës, da Silva ishte plaçkitur dhe qëlluar për vdekje, gjë që e kishte tronditur komunitetin AfroReagge.
Mërzië të madhe kishin ndier edhe të gjithë nxënësit e tij të cilët ai i kishte frymëzuar me art në ato ambiente të skamjes.
Njëra prej fotografive ikonike është ajo e violinistit 12-vjeçar, Vigario Geral, i cili kishte pasur mësues da Silvën.
Gerali e kishte mësuar violinën mjaftueshëm aq sa të luante në funeralin e mësuesit të tij, mes lotëve të tij e tingujve therës.
Fotografia e shkrepur nga Marcos Tristao e kishte bërë xhiron e botës.