Provojeni që tani, ky serum mrekullibërës do t’ju rigjallërojë fytyrën më shpejt nga çdo produkt që keni provuar më parë

0
254

Shpeshherë njerëzit pyesin veten për rezultatet e një produkti të kujdesit për lëkurën pas një apo dy muajsh përdorimi. Tashmë, për herë të parë, CHANEL ka matur efikasitetin e serumit gjallërues N°1 DE CHANEL në rrjedhën e gjashtë muajve dhe rezultatet e përftuara janë të jashtëzakonshme.

Provojeni që tani, ky serum mrekullibërës do t'ju
Provojeni që tani, ky serum mrekullibërës do t'ju

Për të mundësuar këtë vlerësim, CHANEL ka krijuar indeksin e ripërtëritjes, një njehsim të vetëm që mat veprimin e serumit rigjallërues në pesë shenjat e plakjes: dukjen e rrudhave, rrezatimin e lëkurës, dukjen e poreve, elasticitetin e lëkurës dhe sa e shëndetshme duket lëkura.

Provojeni që tani, ky serum mrekullibërës do t'ju

Serumi rigjallërues është i efektshëm që në aplikimin e parë, por veprimi i tij përmirësohet me kalimin e kohës. Pas gjashtë muajsh përdorimi, indeksi i ripërtëritjes së lëkurës rritet pesëfish. Rezultatet e efikasitetit për pesë shenjat e plakjes tregojnë përmirësim të ndjeshëm dhe të vazhdueshëm me kalimin e kohës.

Provojeni që tani, ky serum mrekullibërës do t'ju

Ripërtëritja e lëkurës, evolucioni i deshifruar i indeksit të rigjallërimit në gjashtë muaj

D0T0 = është ripërtëritja e lëkurës e matur përpara aplikimit të produktit, D0 Timm = është ripërtëritja e lëkurës e matur pas aplikimit të parë të serumit rigjallërues, = efekt i menjëhershëm i produktit. Në këtë grafik indeksi i ripërtëritjes shfaqet si përqindje e përmirësimit kundrejt D0T0.

Tri pyetje për Armelle Sourad-in, drejtoreshë e komunikimit shkencor ndërkombëtar.

Provojeni që tani, ky serum mrekullibërës do t'ju

1.Çfarë është gjallëria e lëkurës dhe pse është aq e rëndësishme?

Gjallëria e lëkurës fillon që në nivel qelizor. Veprimi i ndërthurur i plakjes së lëkurës dhe faktorët e jashtëm, si stresi nga mjedisi, bën që lëkura ta humbasë gjallërinë e qelizave të saj me kalimin e kohës. Qelizat ndërpresin ndarjen dhe aktiviteti qelizor ngadalësohet. Kjo dukuri njihet si fillimi i plakjes. Gjatë kësaj faze, ky fenomen biologjik përkthehet klinikisht në një lëkurë më pak rrezatuese, në mungesë të elasticitetit dhe në shfaqjen e rrudhave dhe të vijave të holla. Pas studimeve të saj, CHANEL përzgjodhi ekstraktin e kamelias së kuqe për të parandaluar humbjen e gjallërisë qelizore. Ky përbërës aktiv ka aftësinë të rritë gjallërimin qelizor me 67 për qind. Si rrjedhojë, qelizat e shëndetshme jetojnë më gjatë.

2.Çfarë është indeksi i ripërtëritjes?

Për përshkrimin klinik të paraqitjes së lëkurës plotësisht të ripërtërirë, CHANEL përdor pesë kritere të dukshme të plakjes, pamjen e kolme të lëkurës, rrezatimin dhe elasticitetin e saj, dukjen e rrudhave dhe dukjen e poreve.

Indeksi i ripërtëritjes u krijua nga CHANEL për të matur efektin e serumit në rigjallërimin e lëkurës me një njehsim të vetëm. Ky rezultat përllogaritet duke u bazuar mbi pesë cilësi klinike dhe paraqitet si përqindje, sa është përmirësuar indeksi krahasuar me matjet e kryera mbi lëkurën e patrajtuar përpara aplikimit të serumit rigjallërues. Indeksi i gjallërimit përmirësohet me përdorimin e serumit ripërtëritës dhe ai shtohet pesëfish pas gjashtë muajsh përdorimi.

Ndotja, stresi, rrezet ultraviolet, duhani, mungesa e gjumit etj. Testi laboratorik që mat një shenjues të veçantë si në qelizat e patrajtuara, ashtu edhe në qelizat e trajtuara me ekstraktin e kamelias së kuqe.

3.Çfarë e dallon rezultatin e përftuar nga serumi gjallërues?

Efikasiteti i kujdesit për lëkurën kundër plakjes matet pas një apo dy muajsh, gjë që e kemi bërë tashmë me serumin rigjallërues. Për t’iu përshtatur më shumë kushteve të jetës reale të jetës së grave që e përdorin serumin, dhe në veçanti për shkak të ndikimit afatgjatë të faktorëve mjedisorë mbi lëkurën, e kemi matur efikasitetin e serumit pas gjashtë muajsh përdorimi. Efikasiteti afatgjatë rrallëherë matet në kushte të tilla. Në këtë studim të fundit, serumi rigjallërues jep efekt jashtëzakonisht pozitiv duke demonstruar përmirësim të ndjeshëm dhe të vazhdueshëm. Efikasiteti i tij shtohet për të gjitha kriteret klinike të vlerësimit dhe gjatë një harku kohor gjashtëmujor, sa më shumë ta përdorësh serumin, aq më shumë rigjallërohet lëkura juaj. Serumi ripërtëritës N°1 DE CHANEL e rigjallëron lëkurën muaj pas muaji dhe e shfaq shtimin e efikasitetit të tij me kalimin e kohës në lidhje me pesë shenjat e plakjes.

Leave a Reply