Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për vrasjen e ndodhur në vitin 2015 në Prizren

0
32

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj  të dyshuarit A.P. për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 7 shtator 2015 në Prizren, i dyshuari në bashkëkryerje me me një person tjetër, i cili tashmë është dënuar, të shtyrë nga qëllimi për përfitim pasuror, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të H.M., F.M. dhe B.H.

Si pasojë e të shtënave, H.M. ka humbur jetën, F.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa B.H. ka marrë lëndime të lehta.

Prokuroria ka bërë të ditur se rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim./Reporteri.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here