Prokuroria e Prizrenit ngrit 6 aktakuza ndaj 7 personave

0
314

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 2 persona, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren,ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPK-së, ndërkaq një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren,ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here