Prokuroria e Prizrenit ngrit 13 aktakuza kundër 18 personave

0
368

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here