Prizreni “Qytet me Pengesa”

0
1910

Prizreni për personat me aftësi të kufizuara dikur ka qenë por tani bëhet edhe më shumë, “Qytet me pengesa”.

Qeverisja lokale në Prizren, ka shtruar rrugë pa plane, në të cilat ka pamundësuar çasjen e personave me aftësi të kufizuara në gjithë qytetin.
Tani një person me aftësi të kufizuara, e ka të pamundur çasjen nga rruga në trotuar apo anasjelltas, madje disa trotuare janë shtruar me kubza kalldrëmi, që pamundësojnë totalisht çasjen.
Autobusët urban, megjithse në të kaluarën kanë funksionuar sado pak, tani një person me aftësi të kufizuar, e ka të pamundur përdorimin e tyre, çasje jofunksionale, orare të gjata, linjat jo të rregullta, destinacione të çrregullta, etj.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, që dy vite e ka ndaluar angazhimin (punësimin) e personave me aftësi të kufizuara në administratën komunale dhe në institucione të tjera, me pagesë, dhe çasjen që më herët ka qenë aktive brenda administratës komunale, sot e ka bërë të pa çasshme totalisht.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, qe dy vite ka ndaluar furnizimin me drru dhe lënd të tjera djegëse për ngrohje, për persona me aftësi të kufizuara, dhe tani i furnizojnë me drru pa asnjë aplikim vetëm personat që i kanë në listat e veta dhe i keqpërdorin gjatë fushatave zgjedhore, dhe sot e dy vite këta persona i kanë lënë pa ngrohje.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, qe dy vite ka ndaluar projektin për furnizim me materiale ndërtimore, një projekt nga i cili kanë përfituar edhe personat me aftësi të kufizuara më herët, sot kanë mbetur pa shtëpi.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, qe dy vite ka ndaluar projektin e përbashkët me shoqatën “jetimat e ballkanit” ku sipas projektit komuna ka participuar me shumën 5000€ nga i cili projekt kanë përfituar edhe personat me aftësi të kufizuara, sot kanë mbetur pa strehim.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, qe dy vite ka ndaluar projektin për renovim të shtëpive dhe banesave, në të cilin projekt kanë përfituar edhe persona me aftësi të kufizuara, dhe sot kanë mbetur pa asgjë.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, qe dy vite ka ndaluar projektin për materiale ndërtimore për kulme të shtëpive, dhe ndërrim të dyerëve dhe dritareve, nga i cili projekt kanë përfituar persona me aftësi të kufizuara, dhe sot kanë mbetur në mëshirën e njerëzve vullnetmirë.

Në qeverisjen lokale aktuale në Prizren, nuk dihet se çfarë ka ndodhur me fatin e Qendrës për persona me aftësi të kufizuara, e cila është ndërtuar në vitin 2020 me kushte moderne.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, ka ndaluar projektet e financimit për shumë organizata që i shërbejnë personave me aftësi të kufizuara në Prizren, të cilat kanë qenë përfituese të projekteve vitet e kaluara, dhe sot kanë mbetur pa asgjë.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, në fillim të mandatit, me disa përfaqësues të organizatave që i shërbejnë personave me aftësi të kufizuara, ka nënshkruar disa zotime madje edhe me pankarta, dhe sot ato pankarta gjenden diku nëpër podrume të shtëpisë së bardhë apo nëpër depot e mbeturinave, sepse sipas tyre personat me aftësi të kufizuara kanë rëndësi vetëm nëpër fushata zgjedhore.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, të gjitha zotimet për personat me aftësi të kufizuara që i ka pasur gjatë fushatës zgjedhore, sot barazohen me 0.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, nuk ka realizuar asnjë projekt të vetëm për persona me aftësi të kufizuara në Prizren, asnjë.
Madje, në shtëpinë e bardhë, që dy vite e gjysmë, pavarësisht se brenda asamblesë e ka një antare me aftësi të kufizuara, nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël që ta siguroj çasjen sipas udhëzimit administrativ për çasje në institucione publike! Marre.
Edhe pse, nga qeverisja e kaluar komunale, ka ekzistuar plani në letër për çasje në shtëpinë e bardhë, këta edhe atë e kanë hudhur në koshin e mbeturinave, sepse nuk e duan gjithpërfshirjen.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, për dy vite e gjysmë, nuk ka realizuar asgjë konkrete që mund t’i ndihmonte personat me aftësi të kufizuar në gjithpërfshirje, në çasje, arsim, punësim, etj.
Faktikisht, ua ka ndaluar edhe disa benefite nga të cilat kanë përfituar sado pak.

Mos shpresoni më, kur kanë mbetur më pak se dy vite nga zgjedhjet e ardhshme, mos besoni se mund të bëjnë diçka për të mirën tuaj, përnjëmend.
Mos besoni, kur kanë mbetur më pak se dy vite, ato gjatë kësaj kohe do të mundohen të bëjnë gjëra dhe aktivitete sa për sy e faqe, për tu hedhur hi syve tuaj për ta fituar besimin e secilit prej nesh edhe për një mandat.
Në fund të mandatit mos të mundohen fare për neve, por ato para publike që ju teprojnë, nga projektet e korruptuara, le t’i mbajnë për vete se do tu duhen për t’i mashtruar qytetarët nevojtar për të blerë vota siç kanë bërë përherë.

Qeverisja lokale aktuale në Prizren, e ka notën 0 sa i përket personave me aftësi të kufizuara që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet.

Prandaj, bojkotoni dhe evitoni të gjitha aktivitetet takimet apo kontaktet me ta, sepse kur nuk punuan për dy vite e gjysmë për ne, smund të bëjnë asgjë për një vit e gjysmë që ka mbetur.

Shkruan: Leonor BERISHA – Avokues i personave me aftësi të kufizuara

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here