Prizren | Shënohet Dita Olimpike 2022 (FOTO)

0
341

Rreth 100 nxënës të klasave të VI-ta morën pjesë në aktivitete të ndryshme sportive për të shënuar Ditën Olimpike 2022.

Nxënësit pjesëmarrës kanë treguar aftësitë e tyre në atletikë dhe ecje marshimi drejt sheshit “Shatërvani”.

Blerim Gashi, mësimdhënës i lëndës së Edukatës Fizike dhe njëherit kryetar i Sportit Shkollor, ka thënë për 04 Online se përmes këtij aktiviteti është bërë promovimi i nxënësve në sporte të ndryshme, teksa në profilin e tij në ‘facebook’ ka falënderuar pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët.

Postimi i plotë:

Dita Olimpike -Prizren

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës

Dhe Sporti Shkollor Prizren

Faleminderit bordi i Sportit Shkollor që me pun dhe përkushtim po organizohemi dhe po ja dalim shum mir në qdo aktivitet po ashtu Faleminderit kolegëve të Edukatës Fizike për angazhimin ku 100 fëmijë ishin nën perkujdesjen tuaj ne ende kemi pun dhe do vazhdojm pa u ndalur me organizime sportive për të ardhmen tonë fëmijët tanë sepse fundja për ta jemi dhe do jemi

Faleminderit dhe për Drejtorin për Kultur Rini dhe Sport Z.Adem Morina që na nderoj me pjesmarjen dhe dha nje mezazh të mirë për nxënësit pjesmarës🙏🙏

Faleminderit dhe GoldStudio z.Patrik Patrik Tushaj për gjirimet dhe perkrahjen tuaj.

Me Rrespekt:Kryetar i Sportit Shkollor

Prof Mr:Blerim Gashi

Dhe nga Bordi i Sportit Shkollor:Haki MejziniYner BerishaBajram BllacaElvir NeziriGani Germizaj

Leave a Reply