Prizren | Mbi 150 kartela me vlerë 210 euro secila shpërndahen si ndihma, kusht të mos blehet asnjë produkt i Serbisë

0
9637

Thirrjet për bojkotimin e produkteve serbe janë duke marr përmasa të paparamendueshme dhe të pallogaritshme.

Qytetarët e Prizrenit dhe të mbarë Kosovës janë duke ju përgjigjur pozitivisht këtyre thirrjeve nga grupi i krijuar në facebook, “Mos bli prodhime serbe”, por edhe nga personalitete të ndryshme, shkruan 04 Online.

Në Prizren, kësaj thirrje ju ka përgjigjur një person i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, i cili në rrjetin e marketeve “My Market”, ka ofruar mbi 150 kartela në vlerë të 200 eurove për personat apo familjet në nevojë, dhe si kusht ka vendosur që gjatë blerjes të mos ketë asnjë produkt të prodhuar në shtetin e Serbisë. Madje, 04 Online ka mësuar se edhe marketi në fjalë ka shtuar nga 10 euro për secilën kartelë, duke shkuar vlera nga 210 euro për secilën veç e veç.

“Një person që dëshiron të mbetet anonim ka dhënë mbi 150 kartela me vlerë nga 200€, 10€ i ka shtuar “My Market”. Personi në fjalë ka kërkuar që produktet të jenë jo serbe”, thotë burimi i 04 Online.

Që nga thirrjet për bojkotimin e produkteve serbe, kjo llogaritet si mbështetja më e madhe direkte, pa lën anash edhe kontributin e madh të qytetarëve gjithandej.
Bojkotimi i produkteve serbe po vazhdon, dhe mobilizimi është rritur pas zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës./04 Online

Leave a Reply