Prizren | La punën për tu kujdesur për katër fëmijët e saj pasi i vdiq burri, Shpresa kërkon ndihmën e qytetarëve

0
4886

Kjo është jeta, për dikë me shumë halle e me shumë probleme. Për dikë fati qëllon të jetë jo i mirë.

Shpresa Nuhijaj – Saramati, është kryefamiljare. Nënë e tri vajzave dhe e një djali, shkruan 04 Online.
Në fund të muajit dhjetor të vitit që sapo e lam pas, ajo mbeti edhe pa bashkëshortin, i cili ka ndërruar jetë për shkak të disa sëmundjeve. Deri më 23 dhjetor të vitit 2022, Shpresa ishte në marrëdhënie pune, nga kjo ditë ajo edhe punën e ka braktisur për shkak të fëmijëve, pasi po në këtë ditë bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.

Pa shtëpi, pa kulm mbi kokë, ajo jeton me qera, ndërsa tani nuk e din se si do ta paguaj edhe qeranë, madje se din as ku do të përfundojë për shkakun se nuk do të jetë në gjendje ta paguaj qeranë e vendit ku është duke banuar aktualisht.

Shpresa, është nënë e tri vajzave, të parës 10 vjeçare, të dytës 8 vjeçare dhe të tretës 7 vjeçare, kurse djali i saj është vetëm 9 muaj.

“Ju kisha bër apel të gjithë njerëzve bamirës të më ndihmojnë për një strehim, se jeta për mua si nënë shumë e vështirë, tash edhe bashkëshorti më vdiq, më la fëmijët jetim. Kush e ndihmon jetimin, e gëzon Zoti i Madh”, ka thënë Shpresa, shkruan 04 Online.

Pra, Shpresa është duke kërkuar ndihmë për strehim për tri vajzat e djalin dhe vetën e saj. Është duke kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin me ushqime, veshmbathje dhe për çështje tjera. Që nga 23 dhjetori i 2022, Shpresa ka 0 të ardhura. U detyrua ta lë punën për tu kujdesur për fëmijët e vegjël.
Kjo është jeta, ky është fati.

Prandaj, luten njerëzit e vullnetit të mirë, që ta mbështesin Shpresën, duke filluar nga strehimi, ushqimi, veshmbathjet, pagesat e energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, dhe shërbimeve tjera.

Njerëzit e vullnetit të mirë mund ta ndihmojnë Shpresën duke u bazuar në të dhënat si më poshtë:

Shpresa Nuhijaj
Xhirollogaria:
2028000201756183
Emri i Bankes: TEB sh.a Kosovë

Nga jashtë Kosovës:

Shpresa Nuhijaj
Adresse: Prizren/ Kosovo

Name of Bank: TEB SHA Kosovo

Konto:

XK052028000201756183

BIC / Swift code: TEBKXKPRXXX
Tel: +383 45 574 432

Leave a Reply