Prizren, gjuajtje me armë zjarri në një lokal ku po mbahej muzikë live – i dyshuari në kërkim

0
366
Foto: Ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma në një lokal ku po mbahej muzikë live, në fshatin Lubizhdë e Prizrenit.

Sipas policisë, një person është futur me armë automatike në lokal dhe ka gjuajtur me të.

Tutje, bëhet e ditur se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.

“Policia ka kontaktuar me dy punëtorë (dëshmitarë) të cilët kanë qen në lokal. Ata kanë deklaruar se një person ka hyrë me një armë automatike dhe kishte gjuajtur me të. Nuk kishte persona të lënduar përveç dëmeve materiale dhe i dyshuari ishte larguar”, thuhet në komunikatën për media.

Policia po ashtu njofton se hetuesit policorë dhe krim teknika në vendngjarjes kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: gjashtë gëzhoja, dy predha dhe dy mbështjellës të predhave.

“Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori kujdestar me veprimet e ndërmarra. Personi i dyshuar është në kërkim”, thuhet më tej në njoftim.

Rastin po e heton Sektori i Hetimeve të stacionit policor në Prizren. /Telegrafi/

Leave a Reply