Presidentja Osmani flet nga Lituania për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

0
195

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në një konferencë për media nga Lituania së bashku me presidentin lituanez Gitanas Nausėda për nismën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

“Mendoj se ju pajtoheni se këto vlera janë të kërcënuara nga Rusia jo vetëm në Ukrainë por edhe më gjerë. Udhëkryqi ku gjendemi do ta definojë Evropën për vitet e ardhshme, por bashkëpunimi jonë. Zotëri President, sot, gjatë takimit kemi diskutuar për për anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe NATO-s e BE-së dhe ju falënderoj për përkrahjen që na keni dhënë për shtetndërtimin e Kosovës ne jemi falënderues”, ka thënë Osmani.

Ajo është shprehur se Kosova ka qëndruar përkrah shteteve perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë për dallim nga Serbia e cila është shteti i vetëm në Evropë që s’ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

Leave a Reply