Prizren: Gjendet i vdekur një burrë 77-vjeçar në motel

0
2143

Sot paradite në motelin “Villa A1” te Tranziti i Vjetër në Prizren, u gjet pa shenja jete një burrë i moshës 77-vjeçare.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se posa Policia është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes me ekipin mjekësor që kryen ekzaminimet vitale dhe u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Posa janë kryer procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, viktima nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij, por që procesi i hetimit pritet të zbardh në plotni atë që ka ndodhur brenda motelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here