Prizren | Familja ia bëjnë befasi për datëlindje, ia botojnë librin e parë

0
698

Pasionin për shkrimet e ka shfaqur qysh në moshë të re, por për arsye të shumta e të ndryshme nuk kishte arritur që të botonte librin e saj të parë.

Bëhet fjalë për Violeta Zogaj – Telaku e cila jeton në lagjen “Arbanë” të Prizrenit, ajo sot feston datëlindjen.

Pikërisht me rastin e datëlindjes, e tërë familja dhe në veçanti djali i saj, Diamanti, janë përkujdesur që libri i parë i Violetës të botohet. Një befasi për tu mbajtur mend nga Violeta, “Vargje malli” është libri me poezi i ndarë në katër cikle.
Kohë lavdie, Stinë lulesh, Vargje për nanën dhe Jeta në fokus janë katër ciklet e përfshirë në librin me poezi të shkruara me shumë kujdesë nga poetja Telaku.

Violeta përmes poezive na sjell në mendje luftën e lavdishme të UÇK-së, ku me krenari i shkruan edhe bashkëshortit të saj, Hamëz Telaku.

Urime Violeta, të përcjellt shëndeti i mirë gjatë tërë jetës. Libri juaj i parë me poezi u lexoftë në të gjitha trojet shqiptare, kudo ku jetojnë e veprojnë shqiptarët dhe jo vetëm./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here