Prizren, arrestohet dhe lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për ngacmim seksual të një gruaje

0
263

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar se ka ndodhur dje në Prizren.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Por, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

“Është arrestuar i dyshuari, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër  kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”- ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor.

Leave a Reply