Prizren | 33 vjeçari e sulmon fizikisht babain e tij

0
129
Foto: Ilustrim

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë i rëndë është raportuar të ketë ndodhur sot në rrugën ‘1 Tetori’ në Prizren, ku një burrë e ka denoncuar djalin e tyre për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se prindi që është në hall me të birin ka vendosur ta raportojë rastin në Polici, ku skajshmërisht i shqetësuar ka rrëfyer për dhunën e ushtruar nga i biri 33-vjeçar.

Sinjali mëson se nga deklarata e tij është kuptuar se djali fillimisht i kishte kërkuar të holla babait të tij dhe pasi ky i fundit nuk kishte pasur para për t’i dhënë është përballur me dhunë. Sipas informacioneve të para, pas zënkës mes tyre, i dyshuari V.B., e ka sulmuar fizikisht prindin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, viktima kanë kërkuar ndihmën e Policisë, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i këtij denoncimi, Policia ka arrestuar dhe shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

Leave a Reply