Prizren: Arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve, lirohen në procedurë të rregullt

0
94
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia në Prizren, pasi gjatë një kontrolli tek ta janë gjetur dhe sekuestruar 37.76 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy grinder dhe disa pako me mbështjellës të marihuanës.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit janë ndaluar gjatë një kontrolli rutinë dhe pas gjetjes së substancave narkotike, ndaj tyre është iniciuar rasti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 31.01.2025 – 17:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 37.76 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy grinder dhe disa pako me mbështjellës të marihuanës. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Poilicisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here