Posta e Kosovës dhe Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren nënshkruajnë Marrëveshje të Bashkëpunimit

0
142

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci dhe kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren , Afrim Tejeci, kanë nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit.

Marrëveshja është nënshkruar në prani të përfaqësueseve të bizneseve të këtij qyteti.

Kryeshefja Rraci ka falënderuar kryetarin e ONZ-së, Tejeci, për gatishmërinë e treguar për të bashkëpunuar me Postën e Kosovës.

“Posta e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha bizneset. Unë e falënderoj Tejecin për gatishmërinë që ka treguar për të arritur këtë marrëveshje të bashkëpunimit”, tha Rraci. shkruan “PrizrenPress”.

Ajo ju garantoi bizneseve të Prizrenit se, shërbimet e Postës së Kosovës janë më të lira dhe cilësore.

“Posta është e fokusuar te bizneset”, tregoi Rraci.

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren , Afrim Tejeci, tha ndërkaq se, arritja e kësaj marrëveshjeje është hapi i parë i bashkëpunimit me Postën e Kosovës.

“Është kënaqësi që kemi arritur këtë marrëveshje me Postën e Kosovës. Uroj që kjo marrëveshje të përcillet me suksese”, tha Tejeci.

Ai ka ftuar bizneset e Prizrenit që t’i kryejnë shërbimet në Postën e Kosovës.

Drejtori i Shitjes dhe Marketingut në Postën e Kosovës, Burim Geci, ka prezantuar para përfaqësuesve të bizneseve të Prizrenit, shërbimet postare dhe jo-bankare të Postës.

Ai tha se shërbimet e postës janë më të lira dhe më cilësore.

“Të gjitha institucionet dhe bizneset më të fuqishme të Kosovës, shërbimet e tyre ia kanë besuar Postës së Kosovës. Kjo tregon se PK-ja është ndërmarrje më e besueshme në vend”, tha Geci./PrizrenPress.com/

May be an image of 12 people, people studying and text

Leave a Reply