Policia me aksion në Prizren: Kontrollohen autobusët me nxënës, gjenden thika e një pistoletë

0
206

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Dyshimet për posedim të armëve edhe te nxënësit e shkollave në Prizren, ka aktivizuar Policinë atje që të kryejë kontrolle, raporton Gazeta Sinjali.

Togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka bërë me dije për Gazetën Sinjali se gjatë ditës së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm, janë kryer kontrolle në disa autobusë të nxënësve.

Bytyqi tha se gjatë kontrollit, dy nxënës janë kapur me thika dhe një tjetër është kapur me një armë zjarri, pistoletë.

“Në kuadër të planit operativ ‘Siguria në shkolla’, në konsultim me prokurorin, i cili herë pas here kontrollon nxënësit që kanë mundësi me pasë naj mjet të mprehtë, naj armë apo diçka të tillë.  Dje gjatë ditës janë gjetur dy thika te dy nxënës të ndryshëm, pastaj në dy lokacione tjera janë kryer bastisje nën dyshimet se mund të ketë armë dhe në njërin prej tyre është gjetur edhe një pistoletë me gas”, tha ai për Sinjalin.

Sipas Bytyqit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.

Leave a Reply