Policia arreston një grua në Prizren, po kërkonte lëmoshë bashkë me fëmijën e saj

0
336
Foto: Ilustrim

Një grua është arrestuar të martën në Prizren, si e dyshuar për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Policia njofton se e njëjta është hasur duke kërkuar lëmoshë bashkë me fëmijën e saj.

“Prizren 28.02.2023-13:10. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarën femër, duke kërkuar lëmosh bashkë me fëmijën e saj”, thuhet në raportin policor.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply