Dy finalistët e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, njëherësh çifti i njohur Klodi dhe Elijona, po vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku edhe pas përfundimit të spektaklit.
Mbrëmjen e kaluar, ata janë fotografuar në shoqërinë e opinionistes Leonora Jakupi.
Ka qenë Elijona ajo që ka ndarë një fotografi me Leonorën në rrjetet sociale, ku të tre shfaqen të buzëqeshur. Krahas fotos, ajo ka shkruar: “Të duam pafund”.
Në një postim tjetër, Elijona publikoi edhe tri fotografi të tjera, ku ajo dhe Klodi shihen duke e puthur Leonora Jakupin në faqe.















































