Petkoviq në Kosovë, merr pjesë në liturgjinë e Kishës në Prizren i shoqëruar nga ministri Rakiq

0
187

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ndodhet në Kosovë dhe po merr pjesë në liturgjinë e Kishës së Shën  Gjergjit në Prizren.

Liturgjia po shërbehet nga Peshkopi Teodosije dhe priftërinjtë e Dioçezës me rastin e festës së Seminarit Teologjik të Prizrenit shkruan Kosovoonline, transmeton Gazeta Express.

Bashkë me Petkoviqin, i pranishëm është edhe ministri për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq.

Petkoviq nga dje ndodhet për një vizitë dy ditore në Kosovë dhe ka filluar me vizitën në familjen Sariq në Rahovec.

Leave a Reply