Pesë të arrestuar nën dyshimin për prostitucion në Prizren, lirohen në procedurë të rregullt

0
1152

Pesë persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të marrjes me prostitucion, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të mërkurën në raportin 24-orësh.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të martën.

“MARRJE ME PROSTUTICION Prizren. Raportohet se me datë 31.01.2023 janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë.

Leave a Reply