Shumë sëmundje mund të ndodhin si pasojë e problemeve në traktin tretës, sidomos nëse zorrët i keni të helmuara. Nëse flora juaj e zorrës është e kontaminuar me patogjene, ushqimi i patretur dhe fekalet e grumbulluara sjellin probleme të ndryshme shëndetësore. Në vijim ju paraqesim ushqimet e shijshme, që jua pastrojnë zorrët.
MOLLËT
Mollët e gjelbra, të kuqe… mos hezitoni ta nisni mëngjesin me një mollë, pa e qëruar. Molla e freskët është e mirë kundër kapsllëkut. Mollët e pjekura janë të mira kundër diarresë, sepse celuloza që e përmbajnë zbutet dhe i japin konsistencë jashtëqitjes. Janë të pasura me fibra, ndikojnë kundër inflamacioneve, sidomos nëse i hani me lëvore, që është përplot me pektinë dhe antioksidues. Mollët ndihmojnë në eliminimin dhe hedhjen jashtë të helmeve nga zorrët, sidomos nga zorra e trashë.
PAPAJA
Papaja është fryt që posedon shumë përbërës kundër inflamacioneve, që mund të gjenden në natyrë. Falë substancës magjike papainë, ushqimi tretet më mirë, ndërsa diarreja dhe kapsllëku do të pastrohen dhe zorra e trashë do të jetë më e shëndetshme. Një nga mënyrat të mira për ta konsumuar është ta ndani në gjysmë dhe më pas në copëza dhe ta përzieni me jogurt natyral.
BANANET
Konsumimi i një bananeje ofron veti të shumta shëruese. Më së miri ta konsumoni në mëngjes, për tretje më të mirë. Bananet largojnë helmet nga mukoza e zorrëve. Bananet janë të pasura me kalium, mineral esencial për sistemin tretës. Bananet përmirësojnë tretjen dhe reduktojnë dhimbjet dhe inflamacionet që ndërlidhen me diarrenë dhe problemet e tjera. Janë të pasura me fibra, që lehtësojnë punën e zorrës së trashë
SHALQIRI Sikurse që e dini, shalqiri është i pasur me ujë dhe minerale, si kaliumi, dy substanca ideale që pastrojnë zorrën e trashë prej helmeve dhe e mbajnë të shëndetshme. Shalqiri është i mirë për të gjithë ata që vuajnë prej zorrëve të irrituara, sepse vepron si tonik i butë dhe ju mban të hidratuar.
MJEDRAT
Mjedrat janë një nga frutat më të mira për zorrën e trashë. Janë të pasura me antioksidues, të cilët e reduktojnë inflamacionet dhe mukozën dhe nivelet e baktereve të dëmshme në zorrë. Mjedrat përmbajnë pektinë, që ndihmojnë në stimulimin dhe lëvizjen e zorrëve, si dhe ndihmojnë në largimin e helmeve nga muret e zorrëve dhe të zorrës së trashë.