Je e mbaruar , senjora presidente: Presidentja, deri dje e Albinit, tash e Kosovës, Sherife Osmani, në fjalimin e përmortshëm vjetor politik, në 3mungesë të sukseseve, sidomos në politikën e jashtme bëri përpjekje ta bëjë Kurban Albin Kurtin, ndryshe Pejgamberin e saj. Me një fjalor cic – mic, e gërvishte Albinin, pa ia përmendur emrin. Oportuniste, me kalkulator në gjuhë, mashtruese e sofistikuar, në përpjekje të ringjallet politikisht duke ia bërë funeralin politik Albin Kurtit siç ua kishte bërë më parë Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës. Këta ia falën , Albini nuk e falë ! Sherife Osmani nuk është patriote më e madhe se Albin Kurti , sipas meje nuk është fare patriote . Në aspektin e njohurive politike Albin Kurti është Ajnshtajn për Vojsa Osmanin kurse në aspektin e mashtrimit dhe tradhëtisë politike në luftë për pushtet , ajo është Ajnshtajne për Albinin. Jo se Albini besën , sinqeritetin , respektin dhe korrektësinë e konsideron virtyt , përkundrazi është ana e errët e Albinit opozitar duke mos e realizuar asnjë premtim të dhënë. Kjo ka ndikuar dhe do të ndikojë në shembjen politike të VV – së dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme. Kjo shembje nuk ka të bëjë fare me fjalorin okult të Sherife Osmanit në Kuvendin e Kosovës për faktin se Vojsa Osmani do të shembet edhe më shumë pavarësisht se do të përpiqet të mbështetet në LDK – ën të cilën e përgjysmoi , si patericë e Albin Kurtit . Vojsa Osmanit nuk i besohet as kur ta tregon ditën në kalendar e lëre më për çështje patriotike apo politike. Albinit i kam besuar në fillim , tash nuk i besoj mësa Vjosës ! Mirëpo , përkundër të gjithave duhet të pranohet se Albin Kurti e ka një të kaluar kombëtare kurse senjora presidente nuk ka bërë gjë për këtë vend përveç se ka përfituar , personalisht dhe familjarisht. Sidomos ka përfituar shumë dhe pameritueshëm ” Llaskuci i Parë ” e që në vendet normale quhet ” Zotëriu i Parë “.
Ku mori në thua KM Kurti : Albin Kurti ishte ndoshta KM më premtues i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me një kapital të jashtëzakonshëm të votave , mbi 51 përqind , me një shtet të pavarur të njohur ndërkombëtarisht me mbi 110 shtete , me një infrastrukturë rrugore më të mirën në Ballkan , me një infrastrukturë shtetërore të konsoliduar në përputhje me kushtet , me një përmirësim të gjendjes ekonomike dhe sociale , pa asnjë kundërshtim të opozitës , u krijuan kushtet që Albini të shkëlqejë , siç prisnim dhe besonim , edhe ata që nuk pajtoheshin me te.
Po gabimi , nëse nuk ka qenë qëllimi i Albinit , ishte një qeveri invalide intelektualisht dhe profesionalisht ku gara mund të bëhet se cili ministër është më i dobët se tjetri dhe cili ministër është më hajn se tjetri e jo krahasimi në bazë të ndershmërisë apo profesionalizmit. Pastaj , u bë mbyllja hermetike e institucioneve ku informatat për opinion shpërndahej vetëm pasi kaloi filtrat e një makuteje , Dejona Mihali që shndërroi në rrogëtarë dhe vartës patologjik tërë VV – në , burra dhe gra si dhe ata me shumë gjini. Nepotizmin familjar dhe partiak e shndërruan në jetë a vdekje kurse korrupcionin e bënë vulë qeverisëse. Albin Kurti , erdhën kinse me duar të pastra kurse po shkojnë , jo vetëm me duar të pista por me fytyrë katran të zezë. Që nga përfundimi i luftës nik ka ndodhë që korrupcioni politik , moral , material , njerëzor dhe moral të mbrohet me aq vendosmëri dhe pafytyrësi se që e ka bërë Kurti , Sherife Osmani , dhe kabineti qeveritar plus deputetët që vet , ose është dëshmuar se kanë bërë vepra penale , ose janë nën hetime. Albin Kurti e ka dhunuar historinë duke filluar llogarinë e saj nga viti 2021 kur i fitoi zgjedhjet dhe duke bërë përpjekje t’i përzë nga historia krijuesit e vërtetë të historisë kombëtare , ushtarake , politike dhe shtetërore që tash po mbahen si pengje në Burgun Special të Gjykatës Speciale në Hagë , i themeluar vetëm për këtë qëllim. Kurti e fuqizoi politikisht dhe institucionalisht , Pandora Osmanin dhe tash kjo doli nga pakoja , për ta dëmtuar Kurtin , për dobi të saj dhe Llaskucit të Parë. Terri informativ mundëson hajni të mëdha prandaj Albin Kurti dhe kjon” Cubja e Drejtësisë ” , luftën kryesore e bënë duke sulmuar prokurorinë dhe gjyqësorin në ndërkohë që policinë e kapën keq dhe krejt me ndihmën e një injoranti të pashembullt dhe të paskrupullt.
Politikën e jashte e lanë në duar të një urrejtëse patoligjike të UÇK – së , të burgosurve politikë shqiptarë dhe Bacë Adem Demaçi. Ministrinë e Punëve të Jashtme e shndërroi në qendër të prostitucionit diplonatik , pa asnjë njohje dhe pa asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Sikur që e bëri inekzistente këtë ministri përveç familjarizmit , turizmit diplomatik , korrupcionit të konkursit dhe mohimit të mundësive të barabarta.
Bisedimet ” teknike ” dhe politike ia besoi një krijese që vetëm anatomia e njeh si njeri , tjera elemente nuk i ka.
Ministrinë e Financave ia besoi një rrenci dhe mashtruesi që , po të ishin këto kritere përcaktuese për fitimin e Çmimit Nobel , do ta siguronim këtë çmim gjatë tërë mandatit të tij. Mos të flasë për rozetat dhe pecat , as në Çernobil nuk do të gjeni këso raste .
Ministrinë e Kulturës dhe Zhëndetësisëvia ka besuar balenave të korrupcionit të cilët i mbronë më shumë se që e ka mbrojtur Ismail Qemali , Deklaratën e Pavarësisë .
Është sjellur panjerëzishëm me opozitën , shumë poshtërisht dhe hakmarrës me Hashim Thaçin , Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin duke veçuar Rexhep Selimin.
E ka përçarë faktorin politik në Luginë të Preshevës , ka defaktorizuar shqiptarët në Maqedoni të Veriut ne të vetmin qëllim ta luftojë Ali Ahmetin. Tash iu bë i mirë dhe president historik Ibrahim Rugova kurse mashtron publikun se është student i Bacë Adem Demaçit. FSK – në dhe AKI – në ia ka lënë të udhëhiqet , nën hije nga ” hajni i pasulit ” . Më të mira i ka marëdhëniet me Mickoskin dhe Vuçiqin se me Edi Ramën. I ka përzënë dhe defaktorizuar të gjitha vlerat kombëtare kurse nderon me vende pune dhe privilegje vlerat jugosllave dhe serbe , me të cilat i ka mbjellur institucionet . Asnjë investim kapital përveç dështimeve kapitale. Ka edhe shumë të tjera , për më vonë . Njeriu që ka urrejtje dhe hakmarrje kurse Albini i ka të dyja , edhe për eksport. Kur flasë për VV – ë nënkuptohet se flasë për Albinin sepse ai është forma dhe përmbajtja e kësaj partie , pa Albinin nuk ka as parti e as lëvizje. Mendermethënë ” Alternativa ” e Zdravo Mimozës nuk i siguron as edhe një grusht vota kurse edhe më shumë mendermethënë e mega mashtruesve të kondomerisë Guxo , bashkë me haxhiqamilët , nuk do të votohen as nga Zdravo Mimoza e lëre më të tjerët. Prandaj , si miza kali po mbijetojnë në ambientin e një lokacioni të paraparë për miza në të pasmet , tash bukur të majmura të Albin Kurtit.
Si reflkektohet kjo në zgjedhjet e ardhshme : Nuk besoj se VV do të mbërrij as 30 përqind nëse nuk ndodhë diçka e madhe dhe e paparaparë në ndërkohë.
Nuk besoj se PDK dhe LDK mbesin nën 22 – 24 përqind sikur që nuk e besoj se AAK bjen nën 8.5 përqind. Kam besura se Lista për Familjen i fiton , së paku 6 përqind , me përçarjet e fundit , më është mjegulluar parashikimi im. Ka kohë deri në atë kohë.
Urime për festat kombëtare dhe jugosllave : Hashim Thaçit , Kadri Veselit , Jakup Krasniqit , Rexhep Selimit , Salih Mustafës, Pjetër Shalës dhe pengjeve tjera të Hagës ua urojë Festën e 28 Nëntorit , Festën e Flamurit Kombëtar , Festën e të gjithë shqiptarëve. Këtë festë ua uroj të gjithë luftëtarëve të lirisë të të gjitha luftave kombëtare , veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare , Heronjve të Luftës dhe të Paqes , të Burgosurve Politikë , idealistëve që ende janë gjallë … Rreth Flamurit të përbashkuar , me një dëshirë dhe një qëllim….
Në anën tjetër , ua uroj Festën e 29 Nëntorit , Festa Shtetërore e Jugosllavisë kriminelëve Mehmet Loci , Sahit Ismajli , Zymer Zymeri dhe shokëve të tyre sikur edhe anëtarëve të kabinetit Kurti , këshilltarëve , ambasadorëve dhe bartësve të posteve tjera shtetërore e që mendësinë e kanë jugosllave dhe serbe me himnin e tyre të zemrës : ” Hej slloveni , josh ste zhivi ….”. Jam përkrahës i madh i diversitetit !
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online