Përhapja e Omicronit – trajtimi me terapi adekuate s’lë shumë pasoja, të vaksinuarit e kalojnë më lehtë

0
313

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se të vaksinuarit edhe nëse infektohen me Covid-19 manifestojnë një formë klinike më të lehtë.

Madje, doktor Vishaj tha se pasojat që lenë virusi te njerëzit janë të riparueshme ndërsa për disa duhet kohë më e gjatë pas trajtimit.

“Të vaksinuarit i kemi vërejtur se edhe nëse infektohen ata manifestojnë një formë klinike më të lehtë dhe qëllimi i vaksinës është që të mos ndodh infeksioni. Por edhe nëse ndodh që të manifestohet forma me kuadër klinik më të lehtë dhe të parandalohet spitalizimi dhe forma shumë e rëndë e sëmundjes”.

“Pasojat që lënë virusi disa janë të riparueshme për një kohë më të shpejtë disa duhet kohë më e gjatë dhe ne jemi të bindur se me vaksinim këto pasoja do të jenë të një niveli më të ulët. Dashtë Zoti të mos rritet numri i vdekjeve. Ne veç jemi në fillimin e një vale të re”.

Megjithatë, ai theksoi se Kosova po përballet me një valë të re të variantit Omicron, duke shtuar se duhet të respektohen masat e jo të shkohet drejt mbylljes.

“…ajo që është në kompetencën tonë është që të organizohemi sa më mirë të jetë e mundur duke aktivizuar të gjitha resurset tona qoftë material qoftë në njerëz në mënyrë që të përballemi me këtë sfidë e cila është shumë e rëndë për të gjithë sistemin shëndetësor. Unë asnjëherë nuk pëlqej fjalën mbyllje, por respektim të masave të parandalimit të infeksionit”, tha Vishaj.

Ndërsa, pulmologu Flamur Marku tha pacientët që kanë qenë të vaksinuar me dy doza janë më të mbrojtur nga infeksioni.

Sipas tij, nëse virusi mjekohet me kohë dhe terapi adekuate nuk lë shumë pasoja, raporton EO.

“Deri më tani pacientët që kanë qenë të vaksinuar me dy doza kanë qenë shumë më të mbrojtur nga infeksioni, por edhe nga forma të rënda. Se si do të shkojë do të shohim me variantin e ri Omicron. Në fakt nëse mjekohet me kohë dhe terapi adekuate nuk lënë shumë pasoja”.

“… në rast se krijon fibrozë atëherë pasojat çdo të jenë pak më të gjata dhe kërkojnë tretman më të gjatë. Ne tani jemi në fillimin e valës së re dhe do të shohim se si do ta kalojmë. Mirëpo nuk mund të themi asgjë për valë të reja duke ditur se ndryshon ka mutacion Covidi, por duhet të shohim në ditët dhe muajt në vijim”, tha Marku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here