Përdorimi i substancave të dëmshme (duhani, alkooli, drogat) dhe çrregullimet e ndryshme si ankthi, depresioni, çrregullimet e personalitetit dhe psikoza

0
1428

Shkruan: Kaltrina Skoro – Murtezaj
Psikologe Klinike dhe Shkollore

Substancat psikostimulante ashtu si nikotina, alkooli dhe drogat e ndryshme janë substanca të dëmshme që përdoren më së shpeshti nga pacientët e prekur me ndonjë çrregullim psikologjik, dhe kjo na le të nënkuptojmë se përdorimi i substancave të dëmshme dhe çregullimet e ndryshme psikiatrike janë të ndërthurura mes veti.

Studimet e ndryshme na tregojnë se 4.5% e personave që përdorin substanca narkotike kanë dhe çrregullim paniku dhe anasjelltas tek personat me çrregullim paniku është konstatuar përdorimi i substancave të dëmshme. Kur jemi tek depresioni, studimet poashtu theksojnë se një e katërta e individëve që kanë diagnozë të depresionit kanë dhe diagnozën e përdorimit të substancave, ku tek individët të cilët janë përdorues të substancave narkotike rreziku i zhvillimit të depresionit në periudha të ndryshme të jetës është më i lartë në krahasim me ata individ që nuk përdorin substanca. Kur flasim për ndërlidhjen e depresionit dhe përdorimin e substancave narkotike duhet të theksojmë dhe një gjë shumë me rëndësi e cila ka të bëjë me atë se ekzistenca e depresionit bashkë me përdorimin e substancave narkotike paraqet një rrezik serioz sa i përket tendencës për vetëvrasje.

Çrregullimet e personalitetit janë poashtu të shoqëruara nga përdorimi i substancave narkotike. Kështu studimet tregojnë se 50 deri 60% e personave me varësi ndaj substancave janë të shoqëruar me çrregullim të personalitetit. Çrregullimi i personalitetit borderline – në kufi dhe çrregullimi i personalitetit antisoacial janë dy prej çrregullimeve që hasen më së shpeshti tek këta persona, kështu këta persona në të shumtën e rasteve bien ndesh me ligjin dhe kanë një potencial të lartë për përdorim të substancave të ndryshme njekohësisht. Psikoza është një çrregullim tjetër që ka ndërlidhje me përdorimin e substancave, ku sipas studimeve më shumë se 70% e të sëmurëve me psikozë pinë duhan, 30% përdorin alkool dhe më shumë se 20% e tyre përdorin drogë. T

ë sëmurët psikotik mendojnë se përdorimi i këtyre substancave është relaksues dhe nuk janë në dijeni se keqpërdorimi i këtyre substancave pengon më shumë pjesëmarrjen në shoqëri dhe më pas ata përjetojnë një izolim social i cili ndërlidhet pastaj dhe me sjellje të ndryshme devijante siq është refuzimi i kurës ose i terapisë, prirje për dhunë në familje dhe shoqëri dhe në të shumtën e rasteve tentativë për vetvrasje, andaj një i sëmurë psikotik duhet të trajtohet veçmas për çrregullimin psikotik dhe veçmas për gjendjen e përdorimit të substancave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here