Përdoreni këtë truk të thjeshtë për të pastruar enët e djegura

0
32

Pavarësisht se sa përvojë keni në kuzhinë, ushqimi i djegur lë njolla kokëforte në enët e gatimit.

Në vend që të kërkoni pastrues të ashpër ose tela, ju mund ta gjeni zgjidhjen në diçka që pothuajse të gjithë ne kemi nëpër shtëpi.

Pluhuri për pjekje, i cili përdoret zakonisht për të bërë ëmbëlsira, mund t’ju ndihmojë të pastroni zonat e djegura në enët pa pasur nevojë për pastrim të ashpër ose përdorimin e kimikateve të ashpra. Ky truk i thjeshtë mund të kursejë kohë dhe përpjekje, dhe pjatat do të duken sërish si të reja.

Fillimisht, hidhni pak ujë në enët e djegura. Më pas shtoni një qese pluhur pjekjeje. E vendosim tenxheren/tiganin e djegur në zjarr dhe e lëmë ujin me pluhurin të vlojë. Pas disa minutash, pjesët e djegura duhet të fillojnë të ndahen nga sipërfaqja.

Nëse shenjat e djegura nuk janë zhdukur plotësisht pas përpjekjes së parë, përsërisni procedurën. Pasi të jenë hequr të gjitha gjurmët, lani enët si zakonisht, me pak detergjent dhe ujë të vakët.

Ndryshe nga telat ose kimikatet agresive, pluhuri për pjekje është i sigurt për t’u përdorur dhe nuk dëmton enët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here