Përcaktohet data e përballjes mes Fury dhe Usyk

0
235

Përfaqësuesit e dy boksierëve, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë qenë në bisedime për disa kohë. Super përballja është shtyrë pas disa javë pasi fillimisht ishte planifikuar për në mars.

Sipas “ESPN”, 29 prilli është në shënjestër të të dy kampeve dhe një marrëveshje mund të ndodhë së shpejti.

Raporti gjithashtu pretendon se Usyk ka mbyllur anën e tij të marrëveshjes që lufta të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Fury tani duhet të bëjë të njëjtën gjë për të siguruar ndeshjen, e cila do t’i shohë të dy boksierët të rrezikojnë rekordet e tyre të pamposhtura.

U pretendua se lufta mund të zhvillohej në “Wembley”, por kjo tani konsiderohet një opsion rezervë.

Fury pranoi se do të “shkojë atje ku janë paratë” dhe madje tha se ishte i gatshëm të luftonte në kopshtin e pasëm të Derek Chisora.

“Unë jam një luftëtar i çmimeve. Unë shkoj ku janë paratë. Nëse është në Arabinë Saudite, nëse është në Hong Kong, ose nëse është në kopshtin e pasëm të Derek”, tha Fury. /Albanianpost.com

Leave a Reply