Carlo Ancelotti është gati të nisë sezonin e fundit si trajner i Real Madrid, pasi italiani do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit në verën e ardhshme.
Carleto dëshiron ta mbyllë me trofe aventurën e dytë me “Los Blancos”, klub të cilit i ka dhuruar dy trofe të Champions League.
Ndërkohë, presidenti Florentino Perez po studion alternativa të ndryshme për zëvendësimin e 64-vjeçarit emilian.
Në “pole” qëndron Xabi Alonso, i cili mori drejtimin e Bayer Leverkusen në tetorin e vitit të kaluar. Dhe ishte shumë afër dërgimit të “Aspirinave” në finalen e Europa League.