Kombëtarja e Turqisë ka zhgënjyer sërish në Kupën e Botës 2026, duke u eliminuar nga turneu pas humbjes 1-0 ndaj Paraguait.
Edhe pse luajti me një futbollist më shumë që nga fundi i pjesës së parë, Turqia nuk arriti të shmangte disfatën dhe i dha fund aventurës së saj në Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Matis Galarza, i cili shënoi me një goditje nga distanca pas vetëm dy minutash lojë.
Pas golit të hershëm, turqit morën kontrollin e lojës dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por u treguan të pasaktë para portës kundërshtare.
Situata për Paraguain u vështirësua në fund të pjesës së parë, kur Miguel Almiron u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të VAR-it në minutën e tretë shtesë.
Megjithatë, epërsia numerike nuk i ndihmoi turqit të ndryshonin rrjedhën e ndeshjes. Can Uzun dhe Deniz Gül shpërdoruan disa mundësi të mira nga afërsia, duke ndikuar në humbjen e ekipit të tyre.
Me këtë rezultat, Turqia largohet nga Kupa e Botës pas paraqitjeve zhgënjyese në dy ndeshjet e para, ndërsa Paraguai mbetet në garë për një vend në fazën e eliminimit direkt.















































