Panairi i Punës dhe Karrierës mbahet këtë javë në Universitetin e Prizrenit

0
119

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Universiteti i Prizrenit me datën 16 prill 2025 organizojnë Panairin e Punës dhe Karrierës.

Panairi mbahet në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Sipas ftesës për pjesëmarrje, në Panair do të mblidhen kompani udhëheqëse, institucione arsimore si dhe studentë dhe të diplomuar të talentuar.

Gjithashtu është theksuar se panairi ofron një platformë unike për bizneset për të angazhuar punonjës potencialë, për të promovuar mundësi karriere dhe për të kontribuar në zhvillimin e fuqisë punëtore, raporton Telegrafi.

Bizneset pjesëmarrëse do të kenë hapësirat e dedikuara për të prezantuar mundësitë e karrierës dhe për të bashkëbiseduar me punëkërkuesit e rinj, teksa do të ketë edhe mundësi të pjesëmarrjes në prezantime të kompanive, seanca rrjetëzimi dhe punëtori të organizuara si pjesë e panairit. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here