Fetah Paçarizi, kandidat për deputet nga PDK, ka vazhduar takimet me bizneset lokale në Prizren.
Sot ai u takua me Gent Pupa, pronarin e rrjetit të restoranteve “Thea”, i cili ka hapur një pikë të re në Sheshin Shatërvan me një koncept tërheqës dhe të ngrohtë.
Paçarizi e uroi për këtë investim dhe diskutoi me të për mundësitë e zhvillimit të bizneseve, duke theksuar se rritja e tyre do të jetë më e madhe me ardhjen e PDK-së pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë ta takoj sot pronarin e rrjetit të restoranteve “Thea” në Prizren, Gent Pupa, i cili së fundmi ka hapur një pikë në Sheshin Shatërvan me një koncept tërheqës dhe të ngrohtë, për të cilin e urova. Me këtë rast biseduam për mundësitë e zhvillimit të bizneseve, që do të rriten me ardhjen e PDK-së pas 9 Shkurtit.
#PDK131#BedriHamzaKryeministër#MemliKrasniqi2#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë