Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Konferencën e Sigurisë në Munih ka takuar një delegacion të kongresistëve amerikanë.
Osmani e ka vlerësuar këtë takim si jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm.
“Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar e para e shtetit në Facebook, teksa ka postuar edhe disa foto nga takimi me kongresistët amerikanë.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fposts%2Fpfbid0w1Yq91691PMWZPBtipdNoNnGcfwBH6VHTjiRegABzc9jJZyhmhVbWhFi3qiXa7sCl&show_text=true&width=500