Osmani: Gjermania mbetet aleatja kyç

0
74

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se Gjermania mbetet aleatja kyç për rrugëtimin euroatlantik, e edhe për çështje të sigurisë dhe ekonomisë.

Osmani të martën mbërriti në Gjermani, nga ku tha se me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, rikonfirmuan “partneritetin e fortë”.

“Me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euroatlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka thënë Osmani në Facebook.

Osmani ka njoftuar se do të takohet edhe me presidentin gjerman, Frank Walter-Steinmeier./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here