Osmani dhe Kurti do të mbajnë takim një orësh me sekretarin amerikan, Antony Blinken

0
229

Ora 16 e 30 do të shënojë takimin ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, i pari takim i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Washington D.C.

Osmani ka thënë se në takim do të fokusohet në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas agjendës takimi pritet të përfundoj brenda një ore, me kohën lokale 17 e 30. Ky është takimi më i rëndësishëm i së martës.

Takime të tjera nuk ka të planifikuara, RTK.

Ndërkaq, e mërkura krerët e shtetit do t’i gjej në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së programit kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit -MMC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here